Ndryshimit të Whatsappit që do t’i gëzohen të gjithë

Aplikacioni WhatsApp për Android dhe iOS mund të ketë së shpejti modalitetin “night mode”.

Sipas një cicërime nga WABetaInfo, e cila është e njohur për informacione të sakta mbi përditësimet në WhatsApp, modaliteti “night mode” është ende në zhvillim e sipër, transmeton lajmi.net.

Faqja e internetit raportoi edhe për këtë veçori kur zbuloi një kod alfa në versionin më të fundit të WhatsApp që la të kuptohet për “night mode”.

“Kemi marrë shumë pyetje në lidhje me “night mode” .. Është ende në zhvillim e sipër dhe tani nuk ka lajme zyrtare”, tha WABetaInfo në një cicërimë javën e kaluar.

“Night mode” për WhatsApp do ta bëjë më të lehtë përdorimin e aplikacionit në kohën e natës dhe të sigurojë që përdoruesit të jenë të liruar nga dëmtimi i syve pas ekspozimit të gjatë ndaj ekranit.

Lini Një Koment