Në listën e vendeve më të lumtura, Kosova renditet e 66’ta

Ndër 146 shtete Kosova gjendet në vendin e 78 të rang litës së shteteve për nga lumturia e banorëve, tregon raporti botëror, të cilin e ka bërë agjencia amerikane për hulumtimin e opinionin Gallup.

Vendi ynë ndër vendet e regjionit është prapa Sllovenisë në vendin e 51-të, por para Serbisë në vendin e 78-të, Malit të Zi (81), Kroacisë (82) dhe Bosnjë Hercegovinës (93) transmeton gazetametro.net..

Në vendin e parë për nga lumturia e banorëve, në periudhën e viteve 2015-2017, gjendet Finlanda, pasojnë Norvegjia, Danimarka, Islanda e Zvicra, ndërsa ndër dhjetë të parat janë edhe Holanda, Kanadaja, Zelanda e re, Suedia e Australia.

Austria gjendet në vendin e 12-të, Çekia në 21, Polonia 42, Rumania 52, Turqia 74 dhe Greqia në 79.

Në vendin e fundit, si vendi “më fatkeq” është Burundi, ndërsa para tij në listë janë Rebublika e Afrikës Qendrore, Sudani Jugor, Jemeni, Ruanda…

Rezultatet e anketës janë fituar në bazë të anketimit të mbi 154.000 njerëzve në 146 shtete.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme