Në mitingun e Vucicit në Beograd edhe 7.500 serbë nga Kosova

Në tubimin e progresistëve serbë sot pasdite në Beograd pritet të tubohen rreth 170 mijë njerëz, prej tyre rreth 7.500 nga Kosova, transmeton Gazeta Metro.


Sekretari i shtetit i kryetarit të Serbisë Nukola Selakovic ka thënë se nga Kosova janë nisur mbi 7.500 serbë, nga Serbia arrijnë rreth 90.000 dhe nga Vojvodina 35.000, ndërsa nga Beogradi pret të jenë mbi 35.000.

Sipas N1-së, 70 autobuse janë nisur nga veriu i Kosovës, ndërsa nga i terë territori i Kosovës 155.

N1 thekson se, sipas njohurive nga terreni, autobusë nga transportues të ndryshëm, ndër të cilët edhe shqiptarë në jug të Ibrit, disa herë janë ndaluar për të formua kolonë dhe për të arritur bashkë në Beograd.

Nga Lista serbe kanë thënë se interesimi për të shkuarë në miting ka qenë i madh, por numri i atyre që kanë planifikuar për të shkuar në Beograd është zvogëluar dukshëm.

Disa ditë më parë një grup serbësh nga veriu i Kosovës janë nisur në këmbë për të arritur në këtë tubim.

Portali Kossev njofton se nga Dheu i bardhë janë kthyer me dhjetra autobusë, meqë, sipas zyrtarëve, nuk e kanë pasur dokumentacionin e rregullt për të kaluar në Serbi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme