Në Prishtinë të shtunën protestë kundër Jeremiqit për sekretar të OKB-së

Të shtunën në Prishtinë në sheshin  “Zahir Pajazit” do të protestohet kundër kandidaturës së ish-ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jermiq për sekretar të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Në një letërthirrje publike të dërguar nga organizatorët, që janë një grup grash thuhet së nëse Jermeqi emërohet në këtë pozitë Kosova humb anëtarësimin në OKB, përcjell lajmi.net

Organizatorët bëjnë thirrje që për hir të dëshmorëve dhe nënave kosovare të bashkohet të gjithë në këtë protestë.

Letra e plotë :

“Të nderuara media,

Ju ftojmë të në përcillni në protestën e 03.09.2016 (ditë e shtunë) nga ora 12:00 që do të mbahet në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’ në Prishtinë.

Organizatorët e protestës janë Jeta Berisha dhe Fatbardhë Kiqina, kurse në mbështetje kanë dalë shoqëria civile, aktivistët e Feminizmit Shqiptar, Grupi i Grave Asambleiste (GGA) me kryetare Mimoza Shala, Aleanca e Gruas së Kosovës me kryetare Magbule Shkodra, si dhe shoqata “Thirrjet e Nënave”, me kryetare Nesrete Kuamnova.

Thirrje për protestë :

Nënat e Srebrenicës dhe Zhepës i kanë dërguar letër proteste të gjithë ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së duke kundërshtuar nominimin e Vuk Jeremiqit për sekretar të përgjithshëm të OKB-së. Antishqiptari më i madh dhe ish-ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq ka kandiduar dhe ka gjasa të zëvendësojë Ban Ki-Moonin në krye të OKB-së, me mandat 10-vjeçar.

Nëse ky person do të marrë votat që po pretendon, atëherë Kosova do ta humbë anëtarësimin në OKB.

Ne e kemi obligim të ngremë zërin e protestës. Serbia nuk ka kërkuar falje, nuk është dënuar për gjenocidin, nuk është demillosheviqizuar!

Për hir të të gjithë dëshmorëve të kombit, për hir të të gjitha nënave shqiptare që janë veshur me të zeza tash e 16-të vite, vajzave dhe grave të përdhunuara, për hir të të gjitha familjeve kosovare që ende nuk u janë gjetur eshtrat e familjarëve të zhdukur gjatë luftës së 99-së, ju ftojmë në protestë masive, të shtunën, më datën 03 shtator 2016, në orën 12:00 tek sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme