Në serial e rrahin dhe e maltretojnë, por shikoni çfarë familje e ka në jetën reale “Meleku”

“Melek” në një familje të lumtur

Aktorja Beren Gokyildiz e njohur si “Melek” nga roli i famshëm në serialin “Anne” rrëmbeu zemrat e publikut me rolin e saj ku dhuna në familje është pjesë e përditshmërisë së saj.

“Meleku” në serialin “Anne” është pa babanë, ndërsa e ëma është martuar me një person që e urren vajzën e saj dhe e detyron të bëjë edhe punët që nuk mund t’i bëjë një fëmijë, shkruan rtv21.tv.

Megjitatë, aktorja Beren Gokyildiz në jetën e përditshme ka një familje shumë të lumtur. Mine Gökyıldız, është nëna e vërtetë e Beren e cila e admiron aktrimin e bijës së saj pavarësisht moshës së re.

Nëna e vërtetë e Beren u lind në vitin 1984, e cila shpesh ndan fotografi të ëmbëla në mediet sociale. Ndryshe, Beren Gokyildiz, me origjenalitetin e saj dhe aktimin perfekt në serialin e famshëm turk “Anne” arriti që ta fitojë çmimin prestigjioz si aktorja më e mirë e vogël në Turqi në vitin 2016.

Lini Një Koment