Në SHBA kapet gjarpër me dy koka, të dyja që kafshojnë me helm

Në Virxhinia është zbuluar një gjarpër me dy koka dhe shkencëtarët kanë gjetur se kafsha ka dy trake dhe dy ezofagë, por një zemër dhe mushkëri.

Gjarpri u gjet javën e kaluar nga një person në oborrin e shtëpisë, i cili i ftoi autoritetet për ta çuar atë në Qendrën e Kafshëve të egra. Ai pastaj u transferua në spital për t’u ekzaminuar.

Observatori i Charlotte thotë se biologët besojnë se të dy kokat e gjarprit mund të kafshojnë dhe të nxjerrin helm, raporton AP.

Ndryshe, gjarpërinjtë me dy koka janë jashtëzakonisht të rrallë, pasi nuk jetojnë gjatë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme