Në Shkup, nipi vret gjyshen me thikë

Në pasditen e sotme në Draçevë të Shkupit është vrarë me thikë një grua 66-vjeçare nga nipi i saj.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se vrasja ka ndodhur në rrugën “Anton Dimitov”, në shtëpinë e vrasësit, të cilin policia e ka arrestuar.

Siç njofton Alsat, autoritetet e hetuesve kanë njoftuar se i dyshuari për kryerjen e krimit është A.R. 20 vjeçar.

Policia ka njoftuar se do të japë më shumë informata, pas përfundimit të inspektimit në terren dhe pas marrjes në pyetje të të arrestuarit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme