Në Shkup shi edhe sonte, por me intensitet më të ultë

Enti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar reshtje të shiut edhe sonte në Shkup.

Sipas këtij institucioni, reshjet e shiut nuk do të jenë të dendura aq sa ishin të shtunën, mirëpo intensiteti i të reshurave pritet të rritet gjatë natës.

Mot me shi pritet të mbajë në Shkup edhe gjatë dy ditëve të ardhshme.

22 të vdekur në mesin e tyre edhe fëmijë, është bilanci i viktimave nga vërshimet e mbrëmshme në Shkup me rrethinë.

E fshati që më së shumti pësoi nga kjo fatkeqësi natyrore, ishte Hasanbegu i Shkupit, i banuar me shumicë shqiptare.

E pos viktimave, vërshimi i mbrëmshëm shkaktoi dëme të mëdha materiale në shtëpi dhe vetura.

Pothuajse 50 % e shtëpive në këtë pjesë u dëmtuan nga uji dhe balta, derisa dëme pati edhe në vetura të cilat si pasojë e rrebeshit, u përplasën në mes vete dhe përfunduan në qoshe të rrugëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme