Në Turqi shteti mbylli 45 gazeta dhe 16 televizione

Grushti i hekurt i Erdoganit pas grushtit të shtetit të dështuar të 15 korrikut nuk ka të ndalur.

Autoritetet kanë nxjerrë një urdhër arresti për 47 gazetarë të gazetës “Zaman”, të cilët akuzohen për lidhje me Gylenin. Në total numri i mediave të mbyllura arrin në më shumë se 138.

Ndërkohë, deri më tani, 1686 ushtarakë me grada të ndryshme janë përjashtuar nga rradhët e ushtrisë.

Autoritetet kanë lëshuar urdhër arresti për gazetarët e akuzuar si pjesëtarë të rrjetit të Fethullah Gylen, mendimtarit mysliman, i cili që nga viti 1999 jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mërgim dhe akuzohet nga Ankaraja për organizimin e grushtit të shtetit të dështuar.

Udhëri i arrestit është lëshuar për “drejtuesit dhe stafin e gazetës “Zaman”, përfshirë dhe të shumë gazetarëve” – është shprehur për CNN-in një zyrtar turk, duke e cilësuar gazetën më të mëdha në vend deri në mars të vitit të kaluar si “mbështetësen kryesore” të Gylenit.

Gazeta me tirazhin më të madh në vend në fakt u bastis nga forcat e policisë pranverën e kaluar dhe shumë prej drejtuesve dhe gazetarëve u larguan nga puna, dhe pas sekuestrimit ndryshoi menjëherë politikën editoriale të saj.

Në total, në Turqi janë mbyllur më shumë se 138 media si përgjigje ndaj të puçit të dështuar ushtarak. Tri agjensi lajmesh, 16 kanale televizive, 23 radio, 45 gazeta, 15 revista dhe 29 shtëpi botuese janë mbyllur. Në listën e mediave të mbyllura është dhe agjensia e lajmeve “Cihan”, gazeta “Zaman” dhe televizioni“Kanalturk”.

Ndërkohë, rrjeti televiziv “CNN Turk” raportoi se autoritetet turke kanë përjashtuar nga radhët e ushtrisë plot 149 gjeneralë dhe admiralë.

“Janë përjashtuar për përfshirjen e tyre në tentativën e grushtit të shtetit,” – tha një zyrtar turk, duke deklaruar se në këtë listë bëjnë pjesë 87 gjeneralë të ushtrisë, 30 gjeneralë të forcave ajrore dhe 32 të tjerë të forcave detare.

Përveç tyre, nga rradhët e ushtrisë janë përjashtuar dhe 1099 oficerëve dhe 436 nënoficerë, dhe numri i të përjashtuarve në total arrin në 1684.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë