Në Vietnam vidhen 658 milionë dollarë në kriptovaluta

Autoritetet e qytetit Ho Chi Minh në Vietnam urdhëruan hapjen e hetimeve lidhur me vjedhjen e 658 milionë dollarëve nga mashtrimet që lidhen me ofertat fillestare të monedhave (ICO) në kriptovaluta.

Fillimi i hetimeve ishte një përgjigje ndaj protestuesve që u mblodhën në qendër të qytetit për të kërkuar kthimin e parave të tyre.

Fotografitë e postuara në Facebook, treguan se dhjetra njerëz ishin mbledhur përpara kompanisë Modern Tech me parulla duke thënë se “Kriptovalutat – mashtrimet më të mëdha në shumë nivele, me më shumë se 15 trilionë dong”, të konvertuara në 658 milionë dollarë.

Ata kërkuan kompensim nga kompania, e shpallur si përfaqësuese zyrtare në Vietnam për dy ICO-të nga iFan i Singaporit dhe Pincoin i Dubait.

Një ICO është një mjet për të mbledhur fonde përmes të cilave kompanitë lëshojnë token dixhital në këmbim të kriptovalutave si Bitcoin

Autoritetet thonë se Modern Tech është një kompani vietnameze që u regjistrua më 31 tetor, por u mbyll përkohësisht më 3 mars të këtij viti.

Sipas mediave lokale, shkruan Nikkei, përcjell Telegrafi, janë rreth 32 mijë investitorë humbën deri në 660 milionë dollarë.

Një video e postuar në mediat sociale tregoi personelin e Modern Tech që shfaqnin rendiment të lartë që pritej nga investimi në dy ICO-të. Modern Tech premtoi një kthim vjetor mbi 570 për qind, krahasuar me 16 për qind për depozitat bankare ose 17 për qind për investime në pasuri të paluajtshme.

iFan u prezantua si ‘rrjeti më i avancuar social’ për të famshëm dhe artistë, duke u mundësuar atyre të lidheshin me miq të cilët mund të tregonin interes për albume muzikore dhe bileta të koncerteve.

Pincoin u tregua thjesht si një ‘mundësi investimi’ që premton deri në 40 për qind të kthimeve mujore. BehindMLM në shkurt prezantoi ​​një analizë duke vënë në dukje se metoda e blerjes së Pincoin dhe natyra e errët ishin karakteristikat e një skeme ‘ROI Ponzi’.

Qeveria vietnameze, duke kërkuar të mbrojë të drejtat e investitorëve, i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Bankës Qendrore që shpejt ta kompletojë një kuadër ligjor për menaxhimin e kriptovalutave në vend.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme