Në Vushtrri, tri mëhallë kundër ndërtimit të xhamisë

Çështja shumë e përfolur e ndërtimit të Xhamisë në qytetin e Vushtrrisë, është shqyrtuar sot edhe në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, i cili ka shqyrtuar peticionin e banorëve të rrugës “Azem Bejta” dhe “Shotë Galica” dhe “Jeronim de Rada”.

Në fakt pas një debati të gjerë, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e komunitetit, kryetari i bashkësisë Islame në Vushtrri dhe anëtarët e Kuvendit, Kuvendi komunal me 24 vota për ka vendosur i ka rekomanduar Drejtorisë së urbanizimit që në pëlqim me kushtet urbanistike ajo të vendosë për ndërtimin ose jo të Xhamisë, raporton Veriu.info.

Kadri Karaca, në emër të banorëve të lagjes tha se nuk janë kundër Xhamisë e as kundër fesë, por janë kundër lokacionit që aty në atë hapësirë të ngushtë të ndërtohet Xhamia.

Por kryetari i Bashkësisë Islame në Vushtrri, Shemsi Rrahimi tha se Bashkësia Islame e ka blerë atë pronë për ndërtim të xhamisë dhe pret nga komuna që të japë lejen për ndërtimin e Xhamisë. Edhe pse ka pas propozime nga anëtarët e Kuvendit, Ilmi Azemi, Fatime Haziri dhe Muharrem Shabani që të dialogohet me banorët dhe bashkësinë islame për zgjedhjen e këtij problemi, megjithatë Kuvendi ka vendos që ashtu siç është paraparë me ligj që drejtoria e Urbanizimit të vendosë për këtë çështje.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë