Në zyrën e Agim Veliut nuk ka vend për fotografinë e presidentit Hashim Thaçi

Për kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu nga radhët e LDK’së duket se ora është ndalur në kohën kur president i Kosovës ishte presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova.

Në zyrën e tij, në vend të fotografisë së presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçit, siç edhe përcaktohet me ligj, qëndron fotografia e njeriut që simbolizon LDK – në, raporton portali Sakte.net
Ndonëse me ligj nuk është e rregulluar vendosja e fotografisë së presidentit në zyrat e institucioneve, edhe

Kushtetuta e Kosovës nuk e specifikon një gjë të tillë.
Në Nenin 6 të Kushtetutës së Kosovës, ku flitet për simbolet, thuhet se “flamuri, stema dhe himni janë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, të cilat pasqyrojnë karakterin shumetnik të saj, ndërsa pamja, mënyra e përdorimit dhe mbrojtja e flamurit dhe të simboleve të tjera shtetërore rregullohen me ligj. Mënyra e përdorimit dhe e mbrojtjes së simboleve kombëtare rregullohet me ligj”, thuhet në këtë nen.

Shumica e kryetarëve të komunave nuk kanë pranuar ta vendosin në zyrën e tyre fotografinë e presidentit Thaçi./Sakte.net
Më poshtë e gjeni vegëzën e rregullores së plotë.
http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/RR_per_Kriteret_e_perzgjedhjes_se_Forog__se_Presidentit__shqip_serb_ang__perfundimtar.pdf

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë