Nëna nga Gjakova e lajmëron djalin në polici, ankohet se e rrihte atë dhe vajzën e saj me nevoja të veçanta

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Gjakovë një grua ka lajmëruar djalin e saj në polici duke u ankuar se i njejti vazhdimisht po ushtronte dhunë ndaj saj dhe vajzës së sa me nevoja të veçanta, raporton Gazeta Express.

Viktimat kanë pranuar tretman mjeksorë, derisa i dyshuari gjendet në arrati.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se në mënyrë të vazhdueshme është duke u keqtrajtuar fizikisht ajo dhe vajza e saj me nevoja të veçanta, nga djali i saj- i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, shkruhet në raport të policisë.

Lini Një Koment