Nëna vret të birin 1 vjeç në shtëpi, aksidenti që ia mori jetën është makthi i çdo prindi

Thonë që të rrisësh një fëmijë është më e vështirë se sa të ndërtosh një shtëpi që prej tullës së parë dhe gjithkush që është prind e di mirë këtë gjë.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Luizianës, ku një nënë ka goditur për vdekje të birin e saj 1 vjeç.

Tralyn Crosby, 35 vjeçe, ka goditur aksidentalisht djalin e saj Cait, i cili e kishte ndjekur pa dijeninë e saj jashtë shtëpisë.

Një qytetar ka thirrur 911 duke raportuar se kishte dëgjuar ulërima dhe të qara, me të mbërritur hetuesit mësuan ngjarjen tragjike.

Foshnja u dërgua në spitalin Ochsner, por u shpall i vdekur brenda një kohe të shkurtër.

Nuk bëhet me dije nëse nëna e ka shtypur teksa nxirrte makinën nga garazhi apo në ndonjë formë tjetër, por autoritetet nuk kanë ngritur akuzë për 35-vjeçaren, pasi nuk dyshohet që Tralyn e kishte me qëllim vrasjen e të birit.
Sherifi Craig Webre ka thënë:
Kjo është një tragjedi e tmerrshme për këtë familje dhe komunitet. Lutem që kjo familje të gjejë paqe në këto ditë të vështira.”

 

Lini Një Koment