Nënkryetari i LDK-së, pro shkëmbimit të territoreve me Serbinë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thekson se problemi mes Kosovës dhe Serbisë është territorial, rrjedhmisht sipas tij edhe zgjidhja duhet parë në këtë kontekst.

Këto deklarata, Haziri i bëri në Info Magazine të Klan Kosovës, ku tha se duhet shkuar në kufijtë e vitit 1956.

“Ideja e shkëmbimit të territoreve vetëm po replikohet. Ne me Serbinë kemi problem territorial dhe pa u zgjidhur kjo gjë, nuk mund të ketë paqe dhe qetësi. Duhet që të kthehen kufijtë në bazë të kriterit demografik, sepse në vitet e 50-ta Serbia mbi këtë parim ka bërë riorganizim territorial. Pse shqiptarët e Luginë së Preshevës të mos bashkohen me shtetin e tyre, sepse edhe atëherë i kanë takuar Kosovës”, ka treguar Haziri.

Ai ka deklaruar se integriteti territorial i Kosovës është i garantuar dhe provokimet e Serbisë duhet të shikohen në kontekst populist të liderëve serbë.

“Ardhja e sekretarit të NATO vjen në kohën kur republika jonë është cënuar si rrjedhojë e një agjende politike që Serbia e ka për konsum të brendshëm. Dy takimet në Bruksel dhe vizitat e fundit sigurojnë stabilitetin në vend. NATO është garantues – forcë që detyron paqen. Prezenca e sekretarit të saj në Kosovë sot tregon forcën e aleancës përkundrër krizave të ndryshme”.

“Heqja e murit është cështje kohe. Nuk duhet lejuar ngritja e barrierave dhe ngritja e mureve. Duhet që serbët ta kuptojnë që cbllokimi i urës nuk lejon ngritje të barrierave”.

“Në këtë fazë është dialogu mekanizmi i vetëm që zgjidhë problemet. Ka një komplikim në këtë cështje. Sepse zakonisht kur qeveria bjen vendim për dicka, komuna merret me ekzekutimin. Por në këtë rast komuna e ka pjellë këtë problem”, ka thënë ai.

“Partia që sot udhëheq Serbinë është ndërtuar në sllogane dhe populizma. Atyre po u duket se presidenti i ShBA-së do të bëhet aleat i serbëve në Ballkan, megjithëse pritjet janë se nuk do të ketë kurrfarë ndryshimi të qasjes amerikane në këtë territor. Zërat populist në Europë janë kërcënim dhe janë në rritje”.