Nënpunësi midis pasurisë publike dhe private

E martë 01 Nëntor 2016 – Sakte.net

Opinion nga Selim ILJAZI

Realizimi i së mirës mundëson pranin e ndjesisë së realizimit të përgjegjësisë që ka marrë përsipër administrata shtetërore. Kësisoj, administrata qeverisëse dhe menaxhuese e pasurive publike ka si detyrë themelore plotësimin në vazhdimësi të shërbimeve ndaj nënshtetasve dhe zgjidhjen e prblemeve të tyre me drejtësi, mirësi dhe korrektësi. Administrata shtetërore vihet në lëvizje nga njerëz të caktuar, të cilëve iu është besua detyra e shërbimit ndaj nënshtetasëve. E në qoftë se qëllimi i administratës është shërbimi ndaj nënshtetasve me drejtësi, mirësi dhe korrektësi, atëher me kushtë është përfshirja e individëve-personaliteteve në strukturën e administratës, profesionistë dhe mbi të gjitha të edukuar. Edukimi i nënpunësve të administratës dhe jo vetëm i tyre, është një çështje delikate dhe e rëndësishme, pasi që funksionet e administratës do të realizohen pikërisht përmes personave të punësuar aty. E kuptueshme është se punësimi pran administratës, por jo vetëm në të, siguron një pagë të caktuar, që shërben si kundërvlerë e punës së kryer. Natyrisht që brenda administratës jo të gjitha janë të përballur me përgjegjësinë e menaxhimit të pasurime dhe shpenzimeve publike. Kjo pjesë e administatës është më e rëndësishmja, por edhe më delikatja për tu menaxhua me drejtësi, pasi që tundimi për ballë fitimit të shpejtë dhe pa djersë, kërkon individë-personalitete të edukuar për ta sfiduar dhe për të mos iu nënshtruar. Duke u themelua një administrat me njerëz të edukuar me drejtësinë, mirësin dhe përgjegjësinë që duhet të kenë të punësuarit, atëher shteti do të jetë gjithmonë e më pranë përkujdesjes ndaj nënshtetasve të vetë. Realiteti Në qoftë se i kthehemi realitetit në kohë që po jetojmë, natyrshëm shtrojmë pyetje se në ç’mënyrë personat përgjegjës menaxhojnë pasurit publike? Ndërsa në qoftë se dëshirojmë të marrim një përgjigje atëher le të vështrojmë gjendjen pasurore para dhe pas ushtrimit të detyrës në pozicione të caktuara të administratës. Përgjigjen mund të ja jape gjithëkush vet vetvetes. Prej kësaj përgjigje do të kuptojmë se sa të përgjegjshëm, të drejtë dhe shëbetorë janë tregua nënpunësit administrativ dhe sa të suksesshëm kanë qenë në realizimin e qëllimit për ti shërbye nënshtetasve. Ndodhë që punsimet të arministratorve të jenë partiake dhe joprofesionale, mund të ndodhë që edhe vetë lideri ose udhëheqësi të lejojë administratën të veproj në këtë mënyrë për qëllime të caktuara. Por asnjëher nuk është vonë për vendosjen e drejtësisë në punën e administratës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme