“Nëse deri dje Qeveria VMRO – BDI montonte raste, sot Qeveria LSDM – BDI dënon shqiptarët me dënime drakonike!”

Nëse deri dje Qeveria VMRO – BDI montonte raste, sot Qeveria LSDM – BDI dënon shqiptarët me dënime drakonike!
Rastet që shumëkush dyshon se i montoi qeveria VMRO-BDI, tani po i ekzekuton LSDM-BDI. Fatkeqësisht i njëjti subjekt është mjet edhe i VMRO-së edhe i LSDM-së në përpjekjet e tyre (të kota) për të thyer dinjitetin shqiptar në Maqedoni.

Gjykatat dhe drejtësia vazhdojnë të ngelen në duart e atyre që “nuk shkonin në xhenet” vetëm pse do të zgjidhej edhe një prokuror më shumë nga radhët e VMRO-së!

Ka ardhur koha që shqiptarët t’u japin një goditje të fuqishme kombëtare, atyre që manipulimet e shumta mundohen t’i mbulojnë duke shpifur “hetime ndërkombëtare”, e ndërkohë janë nē qeveri me Ministri Drejtësie, kurse sillen si “organizatë joqeveritare”!

P. S: Pse gjykimi i “Rastit të Kumanovës u shtye të mbahet pas zgjedhjeve? Me këtë a e dinte Ali Ahmeti dhe BDI se sa do gjykoheshin?“, – shkruan zyrtari i Lëvizjes BESA, Emad Mehmeti.

Lini Një Koment