Nëse flisni keq për Facebookun, do të përfundoni në listën e zezë

Të flasësh keq në Facebook për Facebookun nuk është një ide e mirë. Sipas asaj që raporton CNBC, Mark Zuckenberg ka aktivizuar në vitin 2008 një sistem për të siguruar pavarësinë e kompanisë.

Kush publikon në rrjetet sociale kërcënime apo kritika ndaj punonjësve të Zuckenbergut përfundon në një listë të zezë, e përditësuar në çdo javë.

Kush përfundon brenda listës, kontrollohet nga një skuadër e inteligjencës në shërbimin e rrjetit social. Sipas asaj që tregojnë vartësit e Facebookut, për të përfunduar nën vëzhgim mjafton pak. Nuk bëhet fjalë vetëm për kërcënime dhe sharje direkt kundër punonjësve të Zuckenbergut, por edhe kritika për gjithë rrjetin. Një koment jo shumë i pëlqyeshëm në një postim mund të aktivizojë makinën e kontrollit.

Merren parasysh edhe kërcënime përgjithësuese. Për shembull, një përdorues ka alarmuar Zuckenbergun duke postuar një koment “do e paguani të gjithë”. Njerëzit e sigurisë kanë menduar të kontrollojnë menjëherë vendndodhjen e profilit në fjalë që të mos ishte dikush afër zyrave të kompanisë.

Edhe ish-punonjësit mund të përfundojnë në listën e zezë. Facebooku bën me dije se një gjë e tillë bëhet vetëm në rrethana të veçanta, si në rastet e kërcënimeve të dhunshme. Shoqëria, në fakt, mbrohet vetëm duke mbajtur skuadrën të sigurt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme