Nëse keni një fëmijë të përkedhelur, mos u shqetësoni, kjo i bën vetëm mirë !

Përkëdhelitë  nuk janë vetëm rituale instiktive por janë prekje të shëndetshme për fëmijët. Këtë e konfirmon shkenca dhe një libër i ri i firmosur nga dy ekspertë. Libër me këshilla shumë të vlefshme për përkëdhelitë.

“ Ky fëmijë është shumë i përkëdhelur”. Herën tjetër, që do e dëgjoni këtë shprehje nga dikush, jeni të autorizuar ta injoroni këtë këshillë të pa kërkuar, sepse mesa duket përkëdhelitë nuk janë asnjëherë të mjaftueshme.

Në fakt, të përkëdhelësh një fëmijë nuk ka vetëm efekte pozitive mbi psikikën e tij, por gjithashtu mund të ndikojë deri në modifikimin e shfaqjes së gjeneve. E çuditshme? Jo aspak.

Këtë e konfirmon një studim i  University of British Columbia me British Columbia Children’s Hospital Research Instutute,  cikli shpjegon se si përkedhelja dhe kontakti fizik me fëmijët që në momentin e parë të lindjes ka lidhje me mënyrën se si shprehen gjenet.

Neuronet e përkëdheljes

Kërkuesit, shpjegojnë autorët e librit  “I pëkëdheluri”, “kanë zbuluar disa neurone specifike të përkëdhelive, të cilët aktivizohen sa herë ndjejmë një prekje të dashur në lëkurën tonë.” Pikërisht nga kjo na vjen edhe ajo ndjesia e të ndjerit mirë, me të cilën nuk mjaftohemi kurrë.

Përkedheje për mamin dhe babin

Nuk është e thënë që janë gjithmonë  prindërit ata që duhet të përkëdhelin fëmijët, situata mund të kthehet në krah të kundërt. “Nëse të rriturit janë të stresuar, fëmijët janë plot me energji dhe me dëshirë për të të përkëdhelur, zakonisht kjo ndodh fëmijët e vegjël”-tregojnë autorët

Përkëdhelitë që nuk dëshirohen? Jo faleminderit!

Përkëdhelitë bëjnë mirë, është e vërtetë, por nuk duhet të behën me ngulm. Si shpjegojnë edhe autorët e librit ka momente ku përkëdhelitë nuk janë gjithmonë të pëlqyeshme. Doni një shembull? “Të thërrasësh një fëmijë që po luan, ose po eksploron diçka të re, për ta përqafuar dhe ta mbash për vetë duke e përkëdhelur”

Përkëdhelja e memories

Ndryshe nga ajo që mund të mendojmë, përkedhelitë nuk kanë të bëjnë vetëm me gjestet fizike. “Ka përkëdheli që na shoqërojnë për të gjithë jetën ; nina-nana, poezi, këngë të shkurtra, që kujtohen edhe pas shumë vitesh edhe bëhen pjesë e momories emotive”, tregojnë lberto Pellai e Barbara Tamborini.

Përkëdheli për të qenë të fortë edhe të sigurt

Një kërkim amerikan , i cili ka zgjatur për më shumë se 34 vjet, i drejtuar nga Duke University, në jug të Kalifornisë, shkruhet në libër, tregon se fëmijët e mamave që shprehin më shumë dashurinë janë në të qetë, me më pak ankth dhe me më pak probleme psikologjike se të tjerët.

Përkëdheli para gjumit

Përkedhelit janë edhe një aleat shume i mirë për ti vënë fëmijët në gjumë, sepse i ndihmojnë fëmijët të lirohen nga tensionet e grumbulluar gjatë ditës.

Përkëdheli në bark

E dinit? Edhe fëmijët në barkë e ndjejnë fuqinë e përkëdhelive, autorët e librit shprehen se “lëngu aminiotik, përkëdhel dhe përkund beben që mëson të qetësohet, duke i krijuar mirëqënie”./ Dritare.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme