NËSE LDK HYN NË KOALICION ME PSD E AAK – KËTË VEPRIM DO T’A NDËRMARR VETËVENDOSJE

Nëse të tjerët vendosin të kenë rrugë të tjera ne do të vazhdojmë rrugën përpara sikurse në zgjedhjet e kaluara, ka thënë deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci kur është pyetur se si do të veprojnë nëse ndodh një koalicion i mundshëm mes LDK-së, PSD-së e AAK-së.

“Besoj që as ne as qytetaret do të befasoheshim nga zhvillimet që mund të ndodhin. Është obligim i joni që të bëjmë përpjekje që të gjejmë aleatë me të cilët besojmë se mund të ndërrojmë këtë qeverisje”, ka thënë në intervistë për Insajderin deputetja e VV-së.

Nagavci ka thënë se tashmë janë mësuar me pazaret në momentin e fundit.

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci

“Lëvizja Vetëvendosje nuk lëviz nga parimet e veta. Praktika nga e kaluara na ka treguar për koalicionet e minutave të fundit – koalicione të cilat janë bërë gjithmonë në dëme të interesave të qytetarëve. Ne nuk do të bëhemi pjesë e pazareve të tilla kemi shprehur si për të gjitha çështjet tjera hapur preferencat tona për bashkëpunimet e mundshme dhe arsyet se cilat janë që na shtyjnë për të menduar p.sh në këtë rast se përse është e nevojshme një bashkëpunim me LDK-në”, ka deklaruar ajo.

Përveç koalicioneve të mundshme, Nagavci në intervistë për Insajderin flet edhe për preferencën e Dardan Sejdiut për një koalicion mes LDK-VV e PSD. Deputetja flet edhe për krahasimin që i bëri Molliqaj Vetëvendosjes dhe PDK-së.

A do të vazhdojnë takimet me Lidhjen Demokratike? – përse Vetëvendosje është entuziaste për të hyrë në koalicion parazgjedhor me partinë e Isa Mustafës. A është posti i kryeministrit përcaktues për koalicionin mes VV e LDK-së? A do të ndikojë një emër i ri nga Lidhja Demokratike për kryeministër në dorëzimin e VV për postin e kryeministrit? Më kë tjetër përveç PDK-së kanë vija të kuqe Vetëvendosje? Kë mendojnë nga Vetëvendosje se do ta kenë rival kryesor në zgjedhje për nga aspekti i votave?


Lini Një Koment