Nëse ndodh kjo, Pogba kthehet në Juventus

Paul Pogba spekulohet me rikthim te Juventus nga skuadra e Manchester United.

Paul Pogba dhe Juventus mund të ribashkohen për sezonin e ri.

Mediat italiane raportojnë se ekziston një kusht për transferimin e mesfushorit të Manchester United, prapa në Torino.

Në rast të shitjes së Miralem Pjanic, Pogba do të jetë objektivi kryesor i “Bianconerëve” në vazhdim të afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Pjanic ka zgjuar interesim nga Barcelona, Chelsea dhe Manchester City.

Andaj, në rast të shitjes së tij, Juventus do të paraqesë zyrtarisht ofertë për rikthimin e Pogbas. /Lajmi.net/

Lini Një Koment