Nëse nuk e vendosni dot autoritetin e shtetit për garantimin e integritetit territorial të Shqipërisë, na thoni se do ta mbrojmë vetë ne shqiptarët

Shpëtim Idrizi: PDIU dhe Shoqata Patriotike Çamëria kërkojnë sot me forcë të mblidhet Këshilli I Sigurisë Kombëtare.

Deklarata e plotë: Kemi heshtur deri tani duke u munduar shumë të respektojmë kodin e të vdekurit. Kemi heshtur gjithë këto ditë për keqpërdorimin që I është bërë një akti terrorist, që do ndëshkohej nga policia e çdo vendi të botës, të një njeriu që e përdorën në jetë dhe e përdorën edhe në vdekje. Kemi heshtur këto ditë dhe nuk jua rikujtuam atë që e kemi thënë me vite me zë të fortë: Varrezat e ushtarëve grekë të rënë si pushtues në Shqipëri dhe bërja e tyre Varrezë Historike me ceremonial shtetëror, do të bëhej vend pelegrinazhi dhe pikënisje incidentesh, për të avancuar pretendimet territoriale të Vorio-Epirit Kemi parë me shqetësim dhe indinjatë stinën e marrëveshjeve nën tavolinë, politikën pa dinjitet e resiprocitet të politikës shqiptare, me servilizëm e vasalitet, përballë shtetit grek. Shteti Grek që mban prej 78 vitesh ligjin e turpshëm të Luftës me Shqipërinë, nuk njeh genocidin e shqiptarëve të Çamërisë dhe ende nuk njeh as shtetin e Kosovës. Fatkeqësisht koha na dha të drejtë e sot ne nuk mund të heshtim më. Dje, u gjendëm përballë shfaqjes së turpshme për shtetin shqiptar e për cilindo shqiptar, atë të cënimit të integritetit territorial të vendit. Dje në territorin e Shqipërisë shteti shqiptar pushoi së ekzistuari dhe ne u detyruam të shihnim shfaqjen e thirrjet nacionaliste të ithtarëve të Vorio-Epirit: “ Sëpatë dhe zjarr ndaj qenëve Shqiptarë “ , “Gjaku na thërret të djegim Shqiptarin”, “Vorio–Epiri është Greqi”. Thirrje raciste u shoqëruan me veprime të dhunshme ndaj gazetarëve shqiptarë si dhe me bllokimin e rrugëve nacionale. Turp për ata deputetë shqiptarë e grekë, që u bashkuan në nderimin e një terroristi të keqpërdorur. Thirrjet e atyre që guxuan të revokonin dje Vorio-Epirin, sot po I përgjigjemi ne: Ka vetëm një Epir dhe është ai I Pirros së Epirit, krahina shekullore e Çamërisë. PDIU dhe Shoqata Patriotike Çamëria kërkojnë sot me forcë të mblidhet Këshilli I Sigurisë Kombëtare, për të vënë urgjentisht në alarm institucionet e Sigurisë Kombëtare, SHISH, SHIU, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes, por dhe për financimet sekrete greke për një pjesë të mediave, OJF-ve dhe bizneseve. Ju kujtojmë shqiptarëve që Këshilli I Sigurisë Kombëtare është mbledhur herën e fundit për çështjen e Balilit. Është e papranueshme dhe indinjuese për çdo shqiptar që të shohim rënien e shtetit në jugun e Shqipërisë. Ngjarje të tilla Shqiptarët I kanë parë në vitin 1914, në vitin 1940, në vitin 1997, por kurrë nuk mund të pranojnë ti shohin të përsëritura në vitin 2018. I drejtohem sot shtetit shqiptar që: Nëse nuk e vendosni dot autoritetin e Shtetit për garantimin e integritetit territorial të Shqipërisë, detyrë që rrjedh nga Kushtetuta e vendit, na thoni se do ta mbrojnm vetë ne shqiptarët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme