Nëse vjen ky trajner, Bale nuk largohet nga Real Madrid

Gareth Bale mund t’i ndryshojë planet e largimit nga Real Madrid pas dorëheqjes së Zinedine Zidane nga posti i trajnerit.

“Marca” shkruan se sulmuesi uellsian është duke pritur të mësojë emrin e trajnerit të ri në Santiago Bernabeu para se të vendos për të ardhmen e tij.

Bale ishte i destinuar për largim nga klubi por ndarja me Zidanen, ka ndryshuar skenarin, përcjell “lajmi.net”.

Bale do të mbetet sigurt në Madrid nëse menaxheri i tanishëm i Tottenhamit, Mauricio Pochettino merr drejtimin e ekipit të “Los Blancos”.

Lini Një Koment