Nesër aksion simbolik për rrëzimin e murit në Mitrovicë

Iniciativa Qytetare për Veprim nesër para zyrës së BE-së në Prishtinë organizon aksion simbolik lidhur me ndërtimin e murit në Mitrovicë.

“IQV-ja e konsideron përgjegjëse kryesore BE-në për vendosjen e murit ndarës në Mitrovicë, andaj, përmes këtij aksioni simbolik kërkojmë nga BE-ja si ndërmjetësues dhe garantues i negociatave Kosovë-Serbi, të rrënojë murin ndarës dhe të largojë shtetin e Serbisë nga Kosova, i cili po na e shkatërron republikën nga brenda”.

“IQV-ja poashtu konsideron si bashkëfajtore Qeverinë e Kosovës, e cila përveç që nuk po e shtrin sovranitetin në veri, ajo, përmes negociatave po i nënshtrohet të gjitha kushteve dhe kërkesave të Serbisë”, thuhet në një njoftim për media të kësaj iniciative, transmeton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme