Nesër fillon procedura për shkarkimin e kryeprokurores speciale

Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime nesër pritet të mbajë seancë për fillimin e procedurës për shkarkimin e kryeprokurores speciale, Katica Janeva, e cila gjendet në paraburgim si e dyshuar për rastin “Reket”.

Kjo u bë e ditur ditë më parë nga kryetari i këtij komisioni, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski. Ai veç tjerash kërkoi që raporti i Këshillit të Prokurorëve përmes të cilit kërkohet shkarkimi i Janevës, duhet të deklasifikohet. Sipas tij, raporti përmban elemente të mjaftueshme që komisioni të konstatojë shkarkimin e Prokurores Speciale, Katica Janeva.

“Nga ajo që kam arritur të shoh, ka elemente të mjaftueshme që Kuvendi të sjell vendim për shkarkim. Më shumë nuk mund të flas sepse duhet ta ruaj sekretin, por shihet qartë se ka elemente”, deklaroi Ilia Dimovski, kryetar i Komisionit për zgjedhje dhe emërime.

Sipas rregullores së Kuvendit, nëse komisioni parlamentar konkludon shkarkimin e Janevës, atëherë do të duhet të mbahet seanca plenare për të finalizuar shkarkimin me dy të tretën e votave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme