Nesër në LAJM intervistë ekskluzive me kryetarin e BESËS, Bilall Kasami

Nesër në Gazetën Lajm mund të lexoni për aktualitetet e përgjithshme në vend, ndërsa në ballinën e saj është paralajmëruar një intervistë, me kreun e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

“Pas reagimeve tona në publik dhe letrave zyrtare që dërguam te ambasadat e vendeve mike, ne kemi hasur në interesim edhe nga përfaqësuesit e këtyre ambasadave, sidomos interes të veçantë ka treguar Ambasada e SHBA-ve, e cila përkitazi me këtë na ftoi në takim. Aty ishte i pranishëm edhe zëvendës ambasadori i BE-së, i cili gjithashtu kishte qasje konstruktive. Ata në asnjë mënyrë nuk bëjnë presion, por vetëm mundohen të na ndihmojnë aq sa autoritetet e vendit lënë hapësirë për ndihmë nga ndërkombëtarët. Edhe atyre u kemi thënë se ne nuk do të ndalemi dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi, duke qenë të bindur se jemi duke vepruar drejt dhe në të mirë të vendit dhe të shqiptarëve. Lëvizja BESA është duke luftuar politikisht, që të plotësohen standardet që i kërkon BE-ja dhe NATO lidhur me procesin zgjedhor, prandaj askush nuk mund ta mohojë apo ndalojë atë që po mundohet të bëjë BESA”, thotë në intervistën e tij për Gazetën Lajm, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, që qëndron në ballinë të kësaj gazete.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme