Nexhmija nuk ka pasur as çarçafë në spital, ja në çfarë gjendje katastrofale ndodhej

Deputeti Milaim Zeka ka folur për gjendjen e rëndë të Emergjencës në QKUK. Ai ka përmendur rastin e fundit, kur Nexhmije Pagarusha ishte të martën në këtë qendër.

Zeka ka thënë se Nexhmija nuk ka pasur as carcafë e as mbulesë.

Ai ka përmendur edhe ministrin e MKRS-së, Kujtim Gashin duke thënë se ai ishte për vizitë, por ka bërë fotografi.

“Nexhmija ka qenë ma çarçaf, pa mbulesa, ishte edhe Kujtim Gashi që nuk lejohet kërkund në botë me bë fotografim në Emergjencë e aq ma pak me një të sëmurë. I bëj thirrje ministrit ta ndihmojë Nexhmijen. Ajo nuk ka asnjë mbikëqyrje në banesë. Sikur mos të shkonin disa studente rastësisht, ajo sot do të ishte e vdekur”, ka thënë ai, raporton Indeksonline.

Zeka ka thënë se Nexhmija ia zëvendëson të ëmën e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. Andaj, ka shtuar ai, mundohet që të kujdeset për të.

Deputeti ka kujtuar ditën kur Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri u dënuan nga FIFA me nga 5 mijë franga dhe ishin ministrat e deputetët kosovarë ata që ndihmuan në këtë shumë.

Kësisoj, Zeka ka thënë se më mirë është me i dhënë para njerëzve që kanë nevojë për shërim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme