Nga 39 mijë, rrezikojnë të fshihen 35 mijë votues(shqiptarë) nga KSHZ-ja

Kaloi një javë ndërsa paraqitja apo verifikimi i personave nga lista e “dyshimtë” në KSHZ po zhvillohet me një intensitet jashtëzakonisht të ngadalësuar. Deri tani nga gjithsej 39 mijë e 502 persona janë paraqitur vetëm 1 mijë e 224 persona për të verifikuar se janë qytetarë të Maqedonisë me të drejtë vote. Më aktiv në këtë aspekt janë treguar banorët e Çairit 255, më pas vjen komuna Qendër ku të drejtën e votës e kanë dëshmuar gjithsej 83 persona dhe Aerodromi 90 qytetar të paraqitur deri sot.

Shumica nga këto verifikimin e tyre e kanë realizuar nëmënyrë elektronike, ndërsa të paktë janë ata që kanë shkuar deri në zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Kjo formë e verifikimit të qytetarëve në KSHZ sipas politikologut Muhamed Jashari s’do mend se përbën shkelje të kushtetutës, kjo ngase qytetarit i merret e drejta e votimit në rast se ai nuk paraqitet në organet kompetente për tu shkruar në listën zgjedhore. Kështu, sipas tij më së shumti rrezikohen të fshihen votuesit shqiptarë.
muh.

“Kur kihet parasysh fakti se periudha për të ndërmarr një veprim të tillë është e papërshtatshme, kjo jep të dyshohet se tanimë numër i konsiderueshëm i qytetarëve (lexo:shqiptarëve) nuk do të figurojnë në listën e votuesve, madje jo vetëm ata të diasporës por edhe ata që jetojnë në Maqedoni. Kjo është dëshmi sesi politikanët të papërgjegjshëm nënshkruajnë pranojnë marrëveshje në dëm të qytetarëve në përgjithësi dhe atij shqiptar në veçanti”, deklaroi për Almakos, Muhamed Jashari.

Derisa për drejtorin e Lëvizjes Besa në sektorin për Ekonomi, Ali Maksuti rrezikimi i fshirjes masive të shqiptarëve nga lista e votuesve në KSHZ, do të jetë si “peshqesh” prej BDI-VMRO-LSDM-PDSH-së. Sipas tij është e vështirë të përfshihen të gjithë votuesit e dyshimtë prej 39.502 në KSHZ, mirëpo opozita reale në krye me Lëvizjen Besa do të bëjë përpjekje maksimale në këtë drejtim, vetëm për ta shpëtuar votën e shqiptarëve.
aaa

“Shqipëtarët në Maqedoni gjithë jetën e tyre e kanë të bazur në duart e fatit dhe aspak të politikanëve, kurse fatin e shqipëtarëve të Maqedonisë politikanët e kanë kategorizuar gjithëherë, deri më tani, si loja fati. Psh. rasti i listave është përpiluar si çështje fati, je apo nuk je në listë, kështu partitë maqedonase kanë luajtur me shqipëtarët si – joker- i fundit për të mbuluar kriminalin e tyre dhe të partive shqipëtare, ashtu luajnë edhe tash me listat. Se kështu është, një i çmendur hedh gurrin, tash të mblidhen të gjithë, nuk arijnë të largojnë. Lista edhe ndoshta nuk do të arrije e gjitha të përfshij në regjistrimet për ditet që kanë mbetur, por partitë opozitare reale që janë në Maqedoni, janë shpresë që mund të bëjnë ndonjë përpjekje në këtë rrugë, kurse kulmi do të ishte sikur edhe njëher shqipëtarët të mblidhen para KQZ dhe të protestojnë që me ne nuk mund të luajnë “lojera fati” kush dhe kur ti kujtohet, dhe patjetër nëse nuk arihet të përfshihen në regjistrim, patjetër të gjenden mënyra dhe metoda tjera që këtë “peshqesh” që e kemi prej BDI-VMRO-LSDM-PDSH të “rikuperojmë” si qytetarë të këtij shteti që jetën dhe çështjet tona i kemi në mëshirë të fatit.

Ndryshe afati i fundit për paraqitje në KSHZ për të gjithë ato persona që u gjetën në listën e votuesve të kontestuar është 19 gushti. Dhe nëse regjistrimi i tyre vazhdohet me këtë përqindje, statistikisht i bie që deri më 19 gusht të paraqiten hiq më shumë se 4 mijë persona, ndërsa 35 mijë të tjerë të fshihen plotësisht nga lista e votuesve në KSHZ./ Almakos

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë