Nga një muaj paraburgim ndaj dy personave për tentim vrasje në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit E.E dhe F.N, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Me datë 28.01.2020, rreth orës 20:00, në Pejë, afër shtëpisë së të pandehurit E.E, tentojnë t’i privojnë nga jeta të dëmtuarit A dhe H.H, në atë mënyrë që të njëjtit lëne takim në vendin e lartcekur për t’u sqaruar rreth disa mosmarrëveshjeve lidhur me një faqe në rrjetin social Facebook, mirëpo që më pas ndërmjet të pandehurve E dhe F, në njërën anë dhe G, A, H dhe G Hi, në anën tjetër, fillon një kacafytje, në atë moment të pandehurit nxjerrin thikat dhe me to godasin viktimat në pjesët e epërme të trupit duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore, të cilat në momentin e shkaktimit kanë qenë të rrezikshme për jetën e tyre dhe viktimat për momentin gjenden ne trajtim mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Me këto veprime të pandehurit E.E dhe F.N kishin për të kryer veprën penale vrasje e mbetur në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së.

Të pandehurve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.