Ngacmon seksualisht vajzat e vogla, në pranga i moshuari

Ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura, arrestohet në flagrancë i moshuari. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi Ilmi Sulejmani 64 vjeç, në lagjen Nr. 11 Durrës, në autobusin e linjës Durrës – Porto Romano ka ngacmuar me shikime, gjeste, fjalë shtetaset e mitura me iniciale K.M. 10 vjeçe dhe K.M. 11 vjeçe.

Vajzat e kanë treguar ngjarjen e ndodhur në autobus tek prindërit e tyre dhe më pas i janë drejtuar policisë. Nën praninë e psikologut, vajzat kanë sqaruar gjithçka që ka ndodhur mes tyre dhe të moshuarit.

Pas identifikimit të autorit, policia bëri të mundur arrestimin e Sulejmanit. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vepra të turpshme”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme