Ngrihet aktakuzë për ryshfet ndaj zëvendësministrit dhe dy të tjerëve

Një muaj pas arrestimit të tyre Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendësministrit – tashmë të shkarkuar – të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Musa Cena, shefit të Drejtorisë së Bujqësisë në Rahovec Nusret Shala, si dhe ndaj pronarit të kompanisë konsulente “Gentle Research” Hazër Shehu. Tre të pandehurit tashmë kanë pranuar fajësinë dhe gjykimi pritet të përfundojë shpejt.


Zëvendësministri Musa Cena dhe shefi i Drejtorisë së Bujqësisë në Rahovec Nusret Shala dyshohet se duke bashkëvepruar kanë kryer veprat penale “Marrje e ryshfetit”, “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrim i ndikimit”, ndërsa pronari i kompanisë, Hazër Shehu, akuzohet për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të marrjes së ryshfetit” dhe “Keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar”.

Lajmin për gazetën “Zëri” e ka bërë të ditur zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha.
Berisha ka pohuar se tre të pandehurit kanë pranuar fajësinë dhe gjykimi ndaj tyre pritet të përfundojë shumë shpejt.

“Aktakuza është dorëzuar këto ditë në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Me mundësi të negocimit për pranimin e fajësisë është arritur marrëveshja për pranimin e fajësisë nga të pandehurit dhe së shpejti do të përfundojë edhe gjykimi”, është shprehur zëvendëskryeprokurori Berisha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme