Ngriten 5 padi ndaj profesoreshës që u tall me tragjedinë në Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se janë ngritur 5 procedura për gjuhë të urrejtjes, pas aksidentit tragjik në autostradën Shkup – Tetovë.

“Janë ngritur 5 padi për gjuhë të urrejtjes deri te Prokuroritë Publike në Shkup, Strumicë dhe Kumanovë dhe po punohet në zbulimin e profileve tjera në rrjetet sociale përmes të cilave përhapet gjuha e urrejtjes”, thuhet në njoftim.

Ka reaguar edhe rektori i Universitetit “Kirilli dhe Metodi”, duke dënuar ashpër deklaratën e Vankovskës e cila, sipas tij, krijon ndjenjën e urrejtjes.

“E dhimbshme, posaçërisht për bashkësinë akademike është humbje e katër studentëve të këtij Universiteti, edhe atë: Pavle Kostovski- Fakulteti Juridik, Onur Sadiku- Fakulteti i Mjekësisë, Bejza Uzeiri- Fakulteti Arkitektonik dhe Jovica Tërpevski nga Fakulteti Elektroteknik. Gjatë ditës së djeshme në mediat, para se gjithash është thirrur dhe përmendur Universiteti Shën Kirili dhe Metodi, në lidhje me deklaratën e profesoreshës Biljana Vankovska. Duke mos u futur në kualifikime juridike të deklaratës së profesoreshës, për çka janë kompetent institucione tjera, nga arsye etike ndjejë obligim të distancohem nga deklarata e Profesor Doktor Biljana Vankovska. Si njeri dënoj fuqimisht çfarëdo deklarata që aludojnë në mostolerancë dhe krijojnë ndjenja të urrejtjes”, ka deklaruar Nikolla Jankullovski, Rektor i Universitetit “Kirili dhe Metodi”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme