Ngutu, Albin!

Xhevdet POZHARI

Një ide e qëlluar, nëse është e vonuar, është edhe më dëmshme se një ide e gabuar. Sepse krijon pritje dhe iluzion.

Njëjtë edhe Vetëvendosje e cila tash e sa kohë e trumbeton “ç’kapjen e shtetit” dhe “barazinë sociale”. Nëse nuk i zbaton në praktikë qoftë edhe duke rrezikuar të bëjë koalicion me LDK’në, s’do jetë e largët koha kur Kosova do të jetë vend i banueshem vetëm për militantët dhe familjarët e partive në pushtet.

Politika është edhe rrezikim. E, rreziku më i madh për Vetëvendosjen është nëse mbetet pafundësisht në opozitë. Kjo do të shpjegonte edhe për paaftësinë e kryesisë së saj për të ndërtuar partneritet programor dhe qeverisës me parti të tjera.

Andaj, jo rastësisht sot rritet jumri i atyre që besojnë se veç një koalicion eventual parazgjedhor midis LDK’së dhe VV’së do t’i hapte mundësi një rruge të re Kosovës!

Në të kundërt do të sorollatemi edhe shumë gjatë rreth të njëjtave tema dhe për këtë nuk do të na shërbejë asgjë fajësimi i atyre që dikur e shkatërruan VLANin! Dhe pa dyshim se këtë e din edhe një politikan me përvojë si Albin Kurti, i cili s’ka se si mos ta sheh se si çdo ditë zbrazet Kosova dhe më nuk ka kohë për pritje. Apo edhe s’ka si mos ta dëgjojë thirrjen e të rinjve: ngutu, Albin!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme