Nikoliq: Nuk ia japim Kosovës Telekomin, le t’ia japë dikush tjetër

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq thotë se shteti u ka bërë mjaft koncesione shqiptarëve në Kosovë, ndaj, sipas tij, nuk guxojmë të bëjmë koncesion për dorëzimin e pasurisë së Telekomit autoriteteve të Kosovës, transmeton koha.net.

Nikoliq në bisedën për gazetën e Beogradit “Kurir” thotë të mos e ketë parë dokumentin të cilin Marko Gjuriq e ka cilësuar ultimatum që e shantazhon Serbinë për hapjen e kapitujve të negociues me Bashkimin Evropian.

Në pyetjen se a duhet nënshkruar këtë dokument, Nikoliq ka thënë:
“Mendoj se jo, nëse është aq rigoroz, por së pari më duhet te lexoj.“
Ai shton se nëse qëndrimi i Qeverisë është se ky dokument është ultimatum i Brukselit, Serbia duhet të thotë se nuk u përgjigjet ultimatumeve.

“Shihni ç’kompetenca u kemi dhënë. Në rastin konkret nuk mundemi. Nuk bën kështu. Le t’ua sigurojë dikush tjetër telekomunikacionin e numrat postarë, pasurinë tonë nuk guxojnë ta prekin. Kjo është plaçkitje, uzurpim”, ka thënë Nikoliq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme