“Nikoliq s’e ka marrë letrën për këmbim territoresh”

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq nuk e ka marrë letrën e kongresistit amerikan Dana Rohrabacher për këmbimin e territoreve, Luginën e Preshevës me veriun e Kosovës.

Në Presidencën serbe, i është thënë portalit “novosti online”, se për letrën kanë dëgjuar vetëm nga mediet dhe se nuk e dinë në ekziston ajo.

Mediet më herët kishin njoftuar se kongresistit republikan, i cli kryeson Këshillin për Politikë të Jashtme, ka propozuar që të arrihet marrëveshja për këmbim territoresh “si mënyrë e qetësimit të tensioneve në Ballkan”.

Rohrabacher, siç është njoftuar, ka thënë se ky opsion është i mundshëm dhe nuk do të duhej injoruar.