Nikoliq s`ka pranuar letër për shkëmbim territoresh me Kosovën

Presidenti serb Tomislav Nikoliq nuk ka marrë asnjë letër nga kongresmeni amerikan, Dan Rohrabacher lidhur me shkëmbimin e territoreve të jugut të  Serbisë me veriun e Kosovës.

Në presidencën serbe i kanë kanë portalit “Novosti” se kanë dëgjuar për një gjë tillë vetëm nga mediat dhe nuk e dinë se një letër e tillë ekziston, transmeton Klan Kosova.

Mediat kishin raportuar më parë se kongresmeni republikan i cili kryeson Komitetin për Punë të Jashtme në Evropë ka propozuar që të arrihet  një marrëveshje për shkëmbimin e territoreve “, si një mënyrë për të qetësuar tensionet në Ballkan.”

Ai thuhet se ka deklaruar se ky opsion është i mundur dhe se një gjë e tillë nuk duhet të injorohet.