Nisin arrestimet pas sulmit në Shkodër

Pas sulmit me tritol në një lagje të Shkodrës, policia jep detajet zyrtare lidhur me shpërthimin, ku mbeten 7 persona të plagosur. Lidhur me autorët e ngjarjes, policia bën me dije se ka ngritur pika të shumta kontrolli në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit, ndërkohë që janë shoqëruar disa persona në komisariat.

Tre nga personat e plagosur në shpërthim janë në gjendje të rëndë dhe për këtë arsye janë dërguar drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar.

Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Agjentet e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin. Në Shkodër kanë mbërritur dhe ekspertë të Krimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë./lapsi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme