Nisma akuzon PDK-në: Po përgatiten për vjedhje votash në mbrëmje

Shefi i shtabit zgjedhor të Nismës për Kosovën në Drenas, Mehdi Thaçi, ka akuzuar PDK-në se po përgatitet për të manipuluar votimet gjatë orëve të mbrëmjes.

“Në fshatin e kandidatit të PDK-ë ka pak votues pasi ata janë duke u përgatitur që në mbrëmje të votojnë ashtu siç duan ata”, ka deklaruar Thaçi, raporton lajmi.net

Thaçi tha se PDK-ja po i shtantazhon qytetarët për të votuar. Sipas tij, këto shantazhe kanë ndodhur në fshatin Sankofc nga Driton Ajazi, i cili është drejtor në njërën nga bankat komerciale, si dhe Bujar Gjoshi, i cili është vëllai i anëtarit të KQZ-së, Betim Gjoshi.

“Besoj se ne si Nismë do të fitojmë sepse qytetaret e kanë kuptuar se me partinë e deri tanishme Drenasi nuk mund të shkojë përpara”, ka deklaruar Thaçi.

Ai është shprehur i kënaqur me daljen e qytetarëve në votime.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme