Nisma alarmon se në Gllanasellë po përgatitet votim kolektiv në mbrëmje

Dega e Nismës për Kosovën në Drenas, ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën shefi i shabit të Nismës në Drenas, Mehdi Thaçi, ka folur për procesin e votimit në ditën e sotme në Drenas.

Thaçi në një konferencë për media tha se sot procesi zgjedhor deri në këtë kohë ka qenë i përcjellë me disa parregullsi të cilat i kemi bërë publike në momentin që na janë raportuar nga vëzhguesit tanë.

Ai tha se ka pasur presione mbi qytetarët nga persona të PDK-së në fshatin Sankoc për të votuar aty ku ata duan, derisa tentimet e disa personave për të votuar më shumë se njëherë janë përsëritur disa herë dhe në disa vendvotime.

Sipas tij, me dhjetëra qytetarë nuk kanë mundur të realizojnë të drejtën e tyre sepse nuk kanë qenë fare në listat e votuesve.

Ai tha se në fshatin Nekovc një numër i theksuar i personave, anëtarë të PDK-së janë identifikuar se në duar kanë pasur gjurmë të sprejit.

Gjatë gjithë ditës së sotme qarqet e PDK-së janë duke u munduar në forma të ndryshme për të ndikuar tek votuesit për të votuar kandidatin e PDK-së.

Po ashtu, Mehdi Thaçi, tha se në bazë të informacioneve të tyre nga terreni, në fshatin Gllanasellë, është duke u përgatitur për votim kolektiv në orët e mbrëmjes, kjo edhe për faktin se është qendra e vetme ku deri tani kanë votuar një numër shumë i vogël në krahasim me qendrat tjera.

Mehdi Thaçi po ashtu tha se në bazë të informacioneve që kemi, në shkollën e mesme teknike “Fehmi Lladrovci”, në klasën ku anëtari i PDK-së, Adem Bucolli, është komisioner, vazhdimisht është duke lejuar persona për të votuar më shumë së një herë.

“Edhe në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Terstenik, është ndërpre votimi, për arsye se PDK-ja ka filluar të dërgojë anëtarët e saj për të votuar më shumë se një herë edhe atë në mënyrë të dhunshme”, tha Thaçi, përcjell ksp.

Nisma në Drenas, kërkon nga të gjithë ata që monitorojnë procesin zgjedhor në Drenas, duke përfshirë KQZ, KKZ, OJQ-të, të gjitha organizatat ndërkombëtare, e në veçanti Prokurorinë, që të monitorojë deri në fund procesin zgjedhor, në veçanti në Tërstenik, Gradic, Dobroshevc, Gllanasellë dhe Nekoc.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme