Nisma e Thaçit për t’u bërë kumbarë i koalicionit LDK – PDK

Analistët politikë vlerësojnë se takimi i së mërkurës mes kreut të LDK-së Isa Mustafa dhe presidentit Hashim Thaçi është një nismë e këtij të fundit për t’u bërë kumbarë i një koalicioni të ri PDK – LDK.


Deri para pak ditësh Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kërkonte zgjedhje të parakohshme, ndërkaq tash zyrtarë të këtij subjekti politik po konsiderojnë se zgjidhja që vendi të dalë nga situata aktuale është krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse. Kjo, siç kanë bërë të ditur zyrtarë të LDK-së për gazetën “Zëri”, është oferta e vetme që LDK-ja ka bërë deri më tash.

Në anën tjetër, para dy ditësh lideri i LDK-së, Isa Mustafa, zhvilloi një takim me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Pas këtij takimi Mustafa deklaroi se ka shprehur brengosjen e tij për situatën në të cilën koalicioni qeverisës e ka sjellë vendin.

Ndaj i pari i LDK-së ka deklaruar se në takim ka shprehur qëndrimet e LDK-së për dialogun dhe për nevojën që para dialogut të shkohet në zgjedhje.

Mirëpo zyrtarë të koalicionit qeverisës kanë vënë dyshime mbi takimin në fjalë. Sipas tyre në ditët në vijim mbetet të shihet se çka Thaçi i ka ofruar Mustafës.

Ndërkaq njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se kreu i shtetit mund të bëhet kumbarë i një koalicioni të mundshëm mes LDK-së e PDK-së, ashtu siç thonë ata, qe bërë kumbarë i koalicionit PAN.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme