Nisma përsëri në panik, vetëm 18 vota është mbi prag

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vazhdon rinumërimi i mbi 1 mijë e 400 vendvotimeve. Pragu i Nismës vazhdon të jetë tema më interesante e këtij rinumërimi.

Indeksonline mëson se aktualisht Nisma është mbi prag vetëm 18 vota. Shifra prej 18 votash pritet të rritet apo zvogëlohet pas rinumërimit të votave të Malishevës, aty ku Nisma e ka koncentrimin më të madh.

Burime të Indeksonline mësojnë se në rinumërim diferenca e votave partiake është e vogël, por që votat mes kandidatëve kanë disa ndryshime.

Aktualisht kanë mbetur për tu rinumëruar edhe 834 vendvotime. Tërë procesi i rinumërimit pritet të përfundojë brenda 2 javësh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme