Një 41-vjeçare vret veten duke u helmuar

Një 41 vjeçare në fshatin Pojan të Maliqit i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, kur shtetësja me iniciale R.K., është vetëhelmuar me lëndë helmuese në banesë dhe ka vdekur gjatë rrugës për në spitalin e Korçës, raporton tch.

Gjatë hetimeve nga ekipet emergjente në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Lini Një Koment