Një asteroidi gjigant i drejtohet Tokës

NASA ka njoftuar se një asteroid gjigant i është drejtuar Tokës. Sipas saj meteori i quajtur “2013 MD8” do të kalojë fare pranë planetit tonë pasditen e së martës me një shpejtësi afërsisht 49 mijë km/h.

NASA, raportoi se asteroidi do të kalojë 3 milionë milje larg Tokës, megjithatë shkencëtarët po e ndjekin rregullisht trajektoren e tij pasi e konsiderojnë të afërt distancën ku do të kalojë trupi qiellor.

Gjithashtu bëhet e ditur se meteori ka një madhësi sa “Big Ben” apo sa “Statuja e Lirisë”.

“NASA është e bindur se nuk ka asnjë asteroid në trajektore për të goditur Tokën, kështu që probaliteti për një përplasje të madhe është shumë i vogël. Në fakt, themi me siguri se asnjë objekt i madh nuk ka gjasa që të godasë Tokën në qindra vitet e ardhshme”, thuhet në një deklaratë të NASA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme