Një i prekur nga gripi i derrave në Gjilan

Spitali rajonal i Gjilanit ka konfirmuar se nga gripi sezonal një paciente ka ndërruar jetë, ndërkaq një pacient është në gjendje të rëndë shëndetësore nga gripi i derrave dhe ndodhet në kujdesin intensiv në Klinikën Universitare të Kosovës (QKUK).

I prekuri me virusin e gripit të derrit është pjesë e stafit shëndetësor në Spitalin rajonal të Gjilanit, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, i cili ka thënë se nga informatat që ata kanë gjendja shëndetësore e punonjësit të tyre është e rëndë. Ai ka bërë të ditur se kanë evidencuar vetëm një rast sa i përket gripit të derrave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme