Një muaj paraburgim për shkaktarin e vdekjes së çiklistit

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit H.K.

Ai, sipas kumtesës nga Gjykata, më 16 tetor të këtij viti, rreth orës 21:10 minuta, në Pejë, gjersa ishte duke qarkulluar me automjetin e tij nga drejtimi i Stacionit të trenit duke qenë nën ndikim të alkoolit, e ka goditur çiklistin në anën e djathtë të rrugës dhe atij me këtë rast i ka shkaktuar vdekje të menjëhershme

Masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ka filluar nga data 16.10.2018 deri me datë 16.11.2018.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme