Një shqiptare në mesin e të plagosurve në Turqi

Një nga tre personat e plagosur në sulmin e sotëm ndaj ambasadorit rus në Turqi, është me prejardhje shqiptare.

Ministri i brendshëm i Turqisë Suleyman Soylu ka njoftuar se të tre personat e plagosur janë jashtë rrezikut, ndërsa aa raporton se në mesin e tre personave të plagosur është edhe Leyla Gundogan, që është shtetase turke me prejardhje shqiptare, transmeton koha.net.

Dy personat tjerë të plagosur ishin Anastas Zimbirikali dhe Anil Deger dhe që të tre ishin dërguar menjëherë në Spitalin Guven.

Ambasadori rus u vra të hënën në Ankara teksa ishte duke mbajtur fjalim në një galeri arti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme