Njerëzimi hyn në epokën e artë; rreze të jashtëzakonshme kozmike godasin Tokën

Toka do të preket nga ngjarja më e madhe kozmike e të gjitha epokave. Së shpejti ajo do të përshkohet nga valë energjitike kozmike jashtëzakonisht të forta. Sipas spiritualistëve, kjo do të bëjë që njerëzimi, i cili derimë tani ka qenë duke jetuar ditët më të zeza të tij, të kalojë në Epokën e Artë, në periudhën ku më në fund do të mbizotërojë harmonia perfekte.

Toka, Sistemi Diellor, Universi, janë aktualisht duke u zhvendosur në një drejtim të ri kozmik, i konsideruar si Impulsi i dashurisë. Sistemi ynë Diellor, është duke kaluar aktualisht nëpër një zonë kozmike e quajtur Zona e 30-të”, ku gjendet pluhuri i një yjësie të shkatërruar, çka u jep ndikim toksik trupave qiellorë në të gjithë galaksinë, përveç Diellit, i cili është i vetmi trup që nuk është prekur nga ky ndikim kozmik. Fatkeqësisht planeti ynë është pushtuar nga ky ndikim për mijëra vite. Por, fatmirësisht Toka, sikurse gjithë Universi, po hyn në një zonë të re kozmime e quajtur “Impulsi i Dashurisë”. Vendosja në këtë zonë do të ndikojë në harmonizimin e gjithësecilit.

As që e keni idenë se çfarë e ardhme e lavdishme pritet pasi këto valë të fuqishme kozmike të na godasin. Në dekadat që do të vijnë, do të shihni një Tokë të re. Njerëzimit nuk do t’i duhet më të punojë shumë dhe gjithë potenciali i tij do të jetë i përqendruar në zhvillimin shpirtëror, në aktivitete intelektuale dhe artistike. Çështja e raportit midis burrave dhe grave më në fund do të zgjidhet në harmoni dhe çdokush do të ketë mundësinë të ndjekë aspiratat e veta. Njerëzit do të mund të udhëtojnë nëpër planetë të ndryshëm, madje duke arritur të kalojnë edhe hapsirat ndërgalaktike. Ata, më në fund, do të jenë në gjendje të kuptojnë Botën Hyjnore, e bërë njësh me qendrën e Universit.

Epoka e re që paraflitet se po troket, do të krijojë Rracën e Gjashtë në Tokë. Rraca e gjashtë do ta konstitucionalizojë veten duke u ngritur mbi bazën e konceptit të Vllazërisë. Nuk do të ketë më konflikte, interesa personale, e vetmja aspiratë e gjithësecilit do të jetë Ligji i Dashurisë. Për këtë elitë të re të njerëzimit do të formohet një kontinent i ri në zonën e Paqësorit. Themeluesit e këtij qytetërimi të ri do të quhen “Vëllezërit e Njerëzimit” ose “Fëmijët e Dashurisë”. Rraca e re do të manifesojë një formë dashurie që sot njerëzit mund të kenë vetëm një ide të vakët për të dhe të gjithë do t’I nënshtrohen vetëm kësaj ndjenje.

screenshot www.theeventchronicle.com 2017 08 10 14 40 45

Thuhet që në këtë epokë forcat e errëta do të tërhiqen tërësisht nga pafuqia e tyre për të ushtruar pushtet dhe Toka përfundimisht do të lirohet prej tyre.
Të gjithë ne jemi paracaktuar që të përgatisim veten për këtë periudhë dhe ta jetojmë atë. Por, ata që do të refuzojnë të vendosin veten nën kontrollin e këtij orientimi të ri, do të humbasin mundësinë e përfitimive. Ata do të mbeten prapa këtij evolucioni shpirtëror, dhe do t’u duhen të presion miliona vite të tjera për përsëritjen e ngjarjes kozmike.
Gjëja më e emirë që mund të bëjë githëkush është të përmirësojë vetëdijen, të rrisë vibrimet dhe të gjejë veten në harmoni me valët e fuqishme.

Profecia:

E besoni ose jo, kjo profeci është mbështetur për dekada të tëra nga komuniteti i filizofëve dhe shkencëtarëve. Nuk ka një shtrirje kohore të përcaktuar për zhvillimin e ngjarjes, por shënjat kanë filluar të shfaqen. Parashikimet para se kjo të ndodhë thonë se, në Tokë do të ketë përmbytje, stuhi apokaliptike, tërmete të forte dhe zjarre gjigantë. Pas vuajtjeve, ata që do shpëtojnë, Elita, do të vijë Epoka e Artë, ku të gjithë do të jetojnë në harmoni.

Një prej spiritualistëve që e ka profetizuar këtë ngjarje është mjeshtri Peter Deunov, I njohur me emrin okult Beinsa Dоuno. Mentori dhe themeluesi I shkollës ezoterike “School of the Universal Ëhite Brotherhood”. Në vitin 1944, pak ditë para se të ndërronte jetë, ka lënë pikërisht këtë profeci: Parashikimin e kalimit të njerëzimit në Epokën e Ujorit. Një epokë, e cila do të ketë ndikim në fushën astrologjike, fizike dhe në vetëdije. Dhe në fakt ai fliste për koncepte astronomike, të cilat deri në atë kohë nuk ishin zbuluar. Kërkimet e para rreth rrezeve kozmike që emetojnë shpërthime bërthamoreore, filluan të bëhen rreth viteve ‘60-70.

Ruani paqen dhe besimin, sepse është shkruar që asnjë një fije floku nuk do të bjerë nga koka e të drejtit. Mos u inkurajoni nga kaosi, thjesht ndiqni rrugën tuaj për të përsosur veten.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme