Njeriu më i pasur në botë, ndahet nga gruaja

Pronari i kompanisë Amazon, Jeff Bezos ka bërë të ditur se është divorcuar nga gruaja e tij, Mac Kanzie.

Ky vendim i çifit vjen pas 25 vjetësh martesë.

“Ne duam t’i njoftojmë njerëzit për një zhvillim në jetën tonë. Siç e dinë familja jonë dhe miqtë e ngushtë, pas një periudhe të gjatë të eksplorimit të dashurisë e më pas gjyqit, ne kemi vendosur të divorcohemi dhe të vazhdojmë jetën tonë të përbashkët si miq”, është shprehur Bezos në Twitter.

Shitësi online Amazon, kompani gjigante e Jeff Bezos, ditë më parë u shpall kompania më e vlefshme në botë, pasi çmimi i aksioneve të saj e ka kaluar atë të Microsoft-it dhe të gjigantëve të tjerë amerikanë të teknologjisë.

Lini Një Koment