Njerzit si Mustafa Nano çdo shqiptar duhet t’i pshtyjë në surrat

Xhevdet POZHARI

30 mijë euro nga fodet greke për Mustafa Nanon, analistin që tha se “kosovarët kanë gjak serbi”.

Këtij njeriu duhet t’i ndalohet hyrja në Kosovë. Dhe çdo shqiptar i Kosovës që e takon, qoftë edhe rastësisht, duhet ta pshtyjë në surrat.

Skandali i fundit në Shqipëri, ku njerëz me “nam e nishan” e shesin paturpshëm mendimin e tyre, shpjegon më së miri pasojat e një sistemi ku “xhaxhi e vrau Zotin”, e pas vdekjes së tij, u ngrit veç një “zot” – LEKU.

Jo rastësisht ne shqiptarët e Kosovës, që e kemi “gjakun e përzier me serbë”, paguajmë “haraç” 10 euro për një rrugë 20 – 30 km që as autostradë nuk është, e s’të lidh me asnjë shtet tjetër.

I pëlqeu ose jo dikujt, nuk është vetëdija ajo që na dallon neve shqiptarëve të Kosovës nga ata matanë kufirit të Shqipërisë. Është veç ajo tradita familjare që pashmangshëm lidhet ngushtë edhe me fenë, e që na frenon kurrë mos t’i tejkalojmë ata kufinj të njerëzores dhe të shkelim mbi të tjerët vetëm për “lek”.

Jo rastësisht në Shqipëri ka me dhjetra emisione ku vëllau akuzon vëllanë/motrën për një copë toke, gruaja familjen e burrit, shoku – shokun për tradhti…etj. Sepse u rrënua kufiri pas së cilit njeriu do të duhej të ndjente turp. Kufi që një kosovar kurrë s’do ta tejkalonte edhe sikur ilaç t’i bëhej, të paktën deri më tani. Kjo nuk do të thotë se jemi më të moralshëm, por se edhe trupin dimë ta gëlltisim në heshtje e mos ta shpallim si standard të përbotshëm!

Jo rastisisht ka shumë shqiptarë të Kosovës që shtrojnë pyetje se si mund të bashkohesh me një shtet ku nuk mbeti pushtetarë që nuk përflitet për lidhje me narkomafian, një shtet që shpiku dhe vuri në zbatim ndër të parët bombat me telekomandë. E, një shtet i tillë është “arë e plleshme” që të ngizet edhe fara antikombëtare. Farë e fëlliqur që kontaminon opinionin natë e ditë, me vite.

Lini Një Koment