Noizy fiton më shumë se 1 milion euro në vit

Dihet që reperi tashmë i kthyer në markë është një ndër më të paguarit, por ai vetë ka dhënë detaje që tregojnë se Noizy fiton shuma marramendëse nga emri i tij.

‘Paguhem më shumë se 15 mijë euro për koncert’, ka deklaruar Noizy në emisionin “7 ditë pa Ermalin’ (Mars 2016). Një shumë e paimagjinueshme, nëse kujtojmë se vetëm në muajin korrik Noizy ka plot 31 koncerte, sipas datave të publikuara në Facebook-un e tij. Pra vetëm në korrik, ai fiton plot 465 mijë euro!

Por edhe nëse llogarisim sezonin më të varfër për koncerte, përshembull në shtator apo tetor kur Noizy mund të ketë koncerte vetëm në fundjavë, 8 koncerte secili me nga 15 mijë euro nuk i thonë pak, por plot 120 mijë euro. Dhe rikujtojmë: ‘Paguhem më shumë se 15 mijë euro për koncert’.

Dhe jo, menaxherët nuk i mbajnë asnjë përqindje, sepse Noizy e menaxhon vetë veten. Çdo fitim shkon i paprekur, dhe duke bërë një llogaritje mesatare prej vetëm 10 koncertesh çdo muaj, Noizy arkëton plot 1 milion e 800 mijë euro në vit. Janë mëse të mjaftueshme për të blerë nga një apartament në çdo qytet bregdetar shqiptar, dhe një Mercedez Benz të tipit të fundit që kushton 150 mijë euro.

Shumë këngëtarë e kanë shprehur se fitimet nga klikimet në Youtube janë të papërfillshme, pasi 60% e fitimeve të tyre i mban Youtube. Por Noizy ka thyer rekorde me videot e tij në Youtube, duke kaluar shpeshherë 10 milion klikimet për këngët e tij.

Në kanalin e tij zyrtar në Youtube, ‘thisisNoizy’, ai ka deri më tani 286,753,051 klikime gjithësej. Për 1 milion klikime, Youtube paguan 800-1000 euro, e vetëm nga videoklipet e publikuara këtë vit, Noizy ka fituar 19,524 euro, duke llogaritur vetëm videoklipet zyrtare.

E duke mbajtur parasysh të gjitha këto, nuk na çudit se Noizy po bëhet gati të hedhë në treg një markë veshjesh e objektesh të tjera që do të mbajnë emrin e tij. Ai ka thënë se shpejt, do të kalojë në prapavijë si producent i artistëve të rinj të repit në Shqipëri.

Lini Një Koment

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Email Adresa juaj nuk do të publikohet. Gjithëashtu te dhenat tjera nuk do të shpërndahen me persona të tret. Fushat e obliguara janë të Shenjosura *